Kjo asht masa që Prokuroria kërkon për të dyshuemit për vrasjen e 16-vjeçarit

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të mitun kërkon që Gjykata Themelore me shqiptue masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuemve për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.

Zadhanësi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ekrem Lutfiu i ka thanë Arbresh.info se  ekziston dyshimi i bazuem se dy të dyshuemit  në bashkëkryemje kanë  krye veprën penale vrasje e randë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhun me nenin 31 të KPRK .

“Prokuroria Themelore Prishtinë – Departamenti për të mitun, ka marrë aktvendim mbi fillimin e procedurës pregaditore dhe ka ba kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të mitunve G.H, dhe R.G, për shkak të dyshimit të bazuem se në bashkëkryemje kanë  kry veprën penale vrasje e randë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhun me nenin 31 të KPRK-së”, ka thanë Lutfiu.

16 vjeçari Aulon Zeka asht gjet i vdekun në mëngjesin e së Shtunës  rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë.

I ndjeri ishte qëllue me katër plumba në trup.

Si të dyshuem janë arrestue, dy të ri, nji mashkull dhe nji femën, të dy në lidhje dashnie mes tyne.

I dyshuemi për vrasje thuhet të ketë ardh nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës për me kry vrasjen.

 

Shperndaje në: