Kjo asht menyra qysh po trafikohen kosovarët për në Gjermani

Pak para mesnatës së mbramshme, policia federale e Gjermanisë në vendkalimin kufitar Kiefersfelden ka ba kontrollimin e katër personave që gjendeshin në nji kerr me targa italiane.

Në vollan ishte në 32 vjeçar nga Kosova, i cili mundi të identifikohej me nji leje qendrimi të Italisë, shkruen focus.de.

Ndërsa tre të tjerët kishin vetëm leje njoftimi të Kosovës.

Për shkak të dyshimit për udhëtim të palejuem dhe për trafikim me qenie njerëzore, të katër personat u ndaluen nga autoritetet, shkruen albinfo.ch.

Tue u marrë në pyetje, njani nga tre personat deshmoi se shoferin e njihte prej së paku 15 vitesh.

Ata e kishin lutë atë me ju ndihmue mbasi që donin me shkue në Gjermani për me kerkue punë.

Tre personave 26,27 dhe 34 vjet, policia u ndaloi hymjen në Gjermani, mbasi që ata nuk kishin ndonji interes për me kërkue mbrojtje dhe azil në Gjermani.

Ndërsa për trafikuesin e dyshuem, prokuroria përgjegjëse ka shqiptue masën e burgut hetues dhe deponimin e automjetit.

Policia Federale ban të ditun se pothuejse çdo ditë në kufinin jugor të Gjermanisë me Austrinë kapet së paku nga nji i dyshuem për trafikim.