Kjo asht Ministrja e Integrimeve Europiane

Partia Demokratike e Kosovës, ia ka besue edhe për nji mandat postin e ministres, Dhurata Hoxhës.

Hoxha për katër vitet e ardhshme ka me qenë në krye të ministrisë se Integrimeve Europiane, edhe pse ishte ministre e Drejtësisë në qeverisjen e kalueme, raporton lajmi.net.

Kujtojmë se, Dhurata Hoxha, asht emnue Ministre e Drejtësisë në Korrik 2016. Para se të emnohej në pozitën aktuale, Hoxha ishte Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulonin politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Shperndaje në: