Kjo asht Nataliya Apostolova, mbasardhësja e Zbogarit!

Pasardhësja e Samuel Zbogarit në postin e Shefit të Zyrës së BE’s në Kosovë do të jetë, Nataliya Apostolova.

Apostolova, e lindun më 23 Qershor 1964 në Bullgari, tash zavendësshefe e Delegacionit të BE’s në Egjipt, ku me këtë shtet, ajo konsiderohet se ka marrëdhanie mjaft të mira.

51-vjeçarja ma parë ka punue në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Europian për Zgjanim dhe gjithashtu në përfaqësim të perhershëm të Bullgarisë në BE.

Në shtetin e saj, në vitet e 90’ta, Apostolova ka punue edhe si prokurore në sherbimin kombëtar për hetime pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka përfaqësue Bullgarinë edhe në zyrën e Kombeve të Bashkueme në Gjenevë të Zvicrës.

Gjuhët e hueja që flet Apostolova janë anglishtja, rusishtja dhe frëngjishtja./lajmi.net/

 

2-natalya