Kjo asht ndamja e komisioneve simbas grupeve parlamentare

Paritë parlamentare sot pritet me i dorëzue emnat e anëtareve të komisioneve parlamentare.
Ndamja e tyne asht ba në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtun më 20 Shtator.

Simbas kësaj ndamje PDK ka me udhëheqë me Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime europiane.

Nait Hasani ka me drejtue komisionin për Administratë Publike.

Këtë e ka konfirmue ai për lajmi.net, t’Ejten.

AAK ka njoftue se ka dërgue të gjithë emnat për nënkryetarë dhe anëtarë të Komisioneve.

Kjo parti siç ka ba të ditun shefi i grupit parlamentar Ahemt Isufi ka caktue Daut Haradinaj për Kryetar të Komisionit për Bujqësi.

Kryesia e Kuvendit ka m’u mbledhë sonte n’ora 21:00, ku pritet edhe m’u votue anëtaret e komisioneve.

 

Kjo asht ndamja e komisioneve simbas grupeve parlamentare

 

Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në.

LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.

Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.

Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.

Shperndaje në: