Kjo asht njisia speciale për neutralizimin e Kim Jong-un (foto)

Koreja e Jugut asht tue formue “njisinë likuiduese” e cila ka me qenë pjesë e forcave speciale, e trajnueme enkas për neutralizimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shkruen Daily Mail.

“Njisia likuiduese” ka m’u formue deri në fund të vitit, ka njoftue Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Misioni i kësaj njisie asht t’ja fusë “tutën në palcë Kim Jong-un”, dhe me heqë dorë nga armët bërthamore.

Njisia raportohet se do të jetë sa nji brigadë sa i përket numrit – nga 1.500 deri në 3.000 ushtarë, dhe ka me qenë e gatshme për misione deri në fund të këtij viti, ka njoftue Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Song Young-moo.

Koreja e Veriut po kërcënon vazhdimisht me shkatërrim e Koresë ss Jugut dhe aleatët e saj Shtetet e Bashkueme.

Testimi i raketës së fundit bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, ka shty Korenë e Jugut me formue këtë njisi, ndërsa strategë të luftës e shohin si lëvizje të mençun strategjike nga ana e Koresë së Jugut.

Shperndaje në: