Kjo asht pasunia e Presidentit, a ka ma shumë se vjet!

thaciiiii

Krahasue me deklarimin më 2015, pasunia e Presidentit Hashim Thaçi asht shtue për mbi 16 mijë euro.

Bazue në deklarimin e pasunisë që e ka ba në Agjencinë Kundër Korrupcion (AKK) në fund të muejit Mars, presidentit Hashim Thaçi, pasunia i asht shtue për mbi 16 mijë euro krahasue me atë të deklarueme vitin e kaluem.

Vlera e përgjithshme e pasunisë së presidentit Thaçi simbas formularit të plotësuem më 31 Mars asht 764,738 euro.

Ndërsa, simbas deklarimit të pasunisë të bame në Tetor të 2015’tës, Thaçi kishte pasuni në vlerë 748,046 euro, ose 16,692 euro ma pak.

Simbas formularit të deklarimit të pasunisë në AKK, pasunia e tanësishme e paluejtshme e Presidentit kap vlerën 697 mijë euro, vlerë e njajtë me deklarimin e vitit 2015.

E për pasuni të luejtshme, Hashim Thaçi ka deklarue se ka kerr në vlerë 9 mijë euro, kerr i njajtë simbas përshkrimit të nji viti ma parë, por në vlerë për 1 mijë euro ma pak.

Njajtë si Kryeministri Isa Mustafa edhe Presidenti ka deklarue se ka ma pak para të gatshme në institucionet financiare këtë vit.

Në AKK Thaçi ka deklarue se posedon rreth 6,260 euro, për dallim nga deklarimi i vitit 2015, kur kishte rreth 8,850 euro.

Ndërkaq, të hyrat vjetore të Presidentit janë ma të nalta se në deklarimin e vitit paraprak.

Hashim Thaçi në formularin e deklarimit të pasunisë thotë se mandatin si President i Republikës së Kosovës, e ka fillue me 7 Prill të këtij viti me dhanien e betimit në Kuvendin e Kosovës.

Por, të hyrat vjetore të deklarueme janë nga paga e Presidencës. Vlera e të hyrave vjetore të deklarueme si President janë rreth 34,478 euro.

Edhe të ardhurat nga paga e bashkëshortes janë shtue. Simbas asaj që ka deklarue Presidenti, të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë 52,478 euro, për dallim nga deklarimi paraprak, simbas të cilit tashma Zoja e Parë në vit kishte të hyra prej 32,196 euro./kallxo.com/