Kjo asht pasunia e Skender Hysenit

Skender Hyseni në deklarimin e sivjemë të pasunisë ka rritë pak të hyrat, por ka deklarue vlerë ma të ulët të kerrit.

Skender Hyseni, ministri në detyrë i Punëve të Mbrendshme edhe sivjet, sikurse vjet ka deklarue vlerë të njajtë të pasunisë së patundshme- 470 mijë euro.

Simbas deklarimit, Hyseni posedon edhe nji kerr Audi që sivjet e ka vlerësue 35 mijë euro. Vjet i njajti kerr simbas deklarimit të Hysenit ishte vlerësue 39 mijë euro.

Vitin e kaluem, Hyseni në të hyrat vjetore kishte deklarue vetëm të hyrat mujore me vlerë prej 1 mijë e 173 eurove.

Nëse Hyseni ka marrë pagë prej 1 mijë e 173 euro në muej, në vit shuma e pagës së tij i bjen me qenë 14 mijë e 076 euro.

Bashkëshortja e Hysenit, vitin e kaluem merrte pagë prej 490 eurove, ose 5 mijë e 880 euro në muej.

Sivjet të hyrat e bashkëshortes së Hysenit janë 6 mijë e 240 euro.

Për dallim nga viti i kaluem, këtë vit Hyseni ka deklarue edhe të hyrat e fëmive që prekin shumën 1 mijë e 300 euro.

Të hyrat e Hysenit këtë vit janë rritë për 1 mijë e 633 euro.