Kjo asht pasunia marramendëse e Vladimir Putinit (foto)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njoftun për pasunitë e tij marramendëse, nuk ka jetue gjithmonë nji jetë të pasun ose luksoze.

Politikani i cili asht lind në Leningrad (sot Shën Peterburg) në nji familje të klasës së mesme dhe jetonte në nji apartament me dy familje të tjera, saktëson ‘International Business Times”.

Ai mori nji diplomë në drejtësi në fillim të 20’tave për me u ba lideri ma i fuqishëm në Rusi, i emnuem si President në vitin 1999.

Me famën erdhi edhe pasunia,  vlera neto e të cilës asht spekulue gjanësisht dhe disa e kanë citue atë si njeriun ma të pasun në botë, shkruen syri.net

Bill Brwoder, autor dhe nji ish-menaxher i fondit në Rusi, ka thanë se Presidenti rus zotnon nji pasuni me vlerë 200 miliardë dollarë.

Autori ka folë për CNN , tue pretendue se Putin  zotnon pasuni të patundshme, kompani dhe pasuni të tjera të fuqishme.

“Unë besoj se kjo asht 200 miliardë dollarë. Mbas 14 vjetesh në pushtet, tue pa se shumë fonde nuk janë shpenzue për shkollat, rrugët,  spitalet dhe kështu me radhë, mendoj se shuma të mëdha parash janë transferue në llogaritë e tij zvicerane”, tha Broder.

 

2-putin 3-putin

 

5-putin 6-putin

 

 

4-putin