Kjo asht përbamja e Qeverisë Haradinaj?

Tashma kanë mbet edhe pak orë deri në mbajtjen e seancës ku ka m’u votue Qeveria e re e Kosovës.

Gati asht edhe lista me emnat e shumicës së ministrave që kanë me udhëheqë dikasteret e Qeverisë Haradinaj nga koalicioni PAN-AKR dhe Lista Serbe.

Klan Kosova raporton se ka sigurue emnat e njerëzve që kanë me qenë në krye të ministrive të egzekutivit të ri që pritet m’u votue nesër mbasdite.

Ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës  kanë me qenë: Abelard Tahiri, ish-këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili ka me drejtue dikasterin qeveritar të drejtësisë, Uran Ismajli, Ministër i Integrimit Europian, në krye të Ministrisë së Financave, Besim Beqaj, kurse për pozitën e shefit të  Ministrisë së Kulturës mbetet m’u vendos në mes të Enver Hoxhajt dhe Rexhep Hotit.

Nga AKR kanë me qenë; Behgjet Pacolli – Ministër i Punëve të Jashtme njiherit  Zavendëskryeministër, me Ministrinë e Mbrendshme ka me udhëheqë, Abdylselami Shkodra, Ministër i  Zhvillimit Ekonomik Valon Lluka, Ministrinë e Ambientit ka me drejtue, Albena Reshitaj.

Nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës  asht vendos që ministra me qenë: Rrustem Berisha i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Pal Lekaj i Infrastrukturës.

Partneri tjetër i koaliciont PAN, Nisma ka me drejtue Ministrinë e Arsimit të cilën pritet me drejtue: Valdete Bajrami ose Shyqeri Bytyqi.

Tre ministrat serbë të cilët kanë me qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj janë ish-ministri, Dalibor Jevtic, që ka me vazhdue me udhëheqë me Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve, Ivan Teodosijevic, që poashtu ka me vazhdue me udhëheqë Ministrinë e Administrimit dhe Pushteti Lokal.

e ministër për herë të parë ka me qenë: Nenad Rikalo i cili ka me drejtue Ministrinë e Bujqësisë.

 

 

Shperndaje në: