Kjo asht porosia të cilën e jep Pacolli për koalicionin PAN!

Njohësit e çashtjeve politike nuk e kanë përjashtu mundësinë që Aleanca Kosova e Re, me mbështetë koalicionin PAN për krijimin e Qeverisë, kjo mbasi që AKR me 4 deputetët ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bamjen e Qeverisë.

Mirëpo, nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk kanë me mbështetë koalicionin PDK- AAK- Nisma.

Rrahim Pacolli, nga AKR ka thanë për Gazeta Blic se nji gja e tillë nuk mundet me ndodhë.

“AKR nuk asht e interesueme për nji gja të tillë, kjo nuk mundet me ndodhë”, tha shkurt për Gazeta Blic, shefi i Shtabit zgjedhor të AKR’s, Rrahim Pacolli.

N’anën tjetër nga PAN-i janë të bindun se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Madje, simbas tyne, kjo gja ka me ndodhë në kohë rekorde.

Në zgjedhjet e 11 Qershorit, PAN edhe pse doli koalicioni ma i votuem, nuk arriti me i fitue votat e mjaftueshme sa për me ba Qeverinë. PAN aktualisht ka 39 ulëse në Kuvend, e pasueme nga VV me 32 dhe koalicioni LDK- AKR- Alternativa me 29 ulëse.