Kjo asht porosia e Behgjet Pacollit për shqiptarët në Mal të Zi

Zavendëskryeministri i Kosovës, njiherit ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës që asht tue e zhvillue në Mal të Zi, ka takue sot drejtuesit e partive politike shqiptare, me të cilët ka bisedue për gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet.

Postimi i Pacollit:

Takim me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare
Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.
Në mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime.

Shperndaje në: