Kjo asht porosia e Gashit për Qeverinë e re

Do të jetë shumë e vështirë që nji qeveri e cila ka mbështetjen e 61 apo 62 deputetëve me ecë përpara.

Kësaj radhe opozita asht shumë e fortë, ka thanë deputeti i LDK’s, Arben Gashi.

“Normalisht, ka me qenë e vështirë që kjo qeverisje me funkcionue”, ka thanë ai në Zona B të Klan Kosovës.

“Mendoj se duhet me hy në nji fazë tjetër të politikbamjes, kur partia e parë që merr ma shumë vota duhet me pasë Kryeministrin. Nuk mund të vazhdohet me idenë që lojnat politike me sigurue postin e Kryeministrit apo plot poste tjera”, ka shtue Gashi.