Kjo asht porosia që ka Isa Mustafa për Opozitën!

isamustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka thanë se Kosova nuk ka nevojë për të shkue në zgjedhje të parakohshme mbasi dy partitë në koalicion kanë shumicën dhe gjithashtu ka shtue se asht i hapun për dialog me opozitën.

Mustafa këto komente i ka ba gjatë nji vizite në komunën e Shtimes ku edhe u takue me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismajli.

Në këtë takim asht diskutu për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale.

I pari i egzekutivit ka premtue ndihmë edhe për vërshimet që kanë ndodh në këtë komunë.