Kjo asht Presidentja që e ka urue Thaçin

thaci-marie-louise

Presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dergue nji letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka thanë se e mirëpret bashkëpunimin me presidentin Thaçi për të rritë atë ekzistues bilateral dhe për të intensifiku lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve perkatës.

 

Ky asht urimi i Presidentes:

 

SH. T. Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni të përcjell urimet e mia të përzemërta për zgjedhjet tuaj president i Republikës së Kosovës.

Me kënaqësi e kujtoj takimin tonë këtu në Maltë gjatë mandatit tuaj si zëvendëskryeministër.

Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj.

Duke ju uruan suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Marie-Louise Coleiro Preca,

Presidente e Republikës së Maltës