Kjo asht pyetja të cilën e ka Selimi për Haradinajn! (foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se nuk e di se si Haradinaj ka me mujt me qeverisë me vendin për shkak të numrit të madh të partive në koalicion.

Selimi për Tribuna Channel thotë se në këtë qeverisje ka ma shumë liderë sesa ministra, gja që do të ketë probleme edhe me iniciativat parlamentare, sepse duhet të ketë votat edhe të Listës Serbe.

“Nuk e di si ka me udhëheqë Haradinaj me Qeverinë e Kosovës, për shkak se me cilën do iniciativë parlamentare e cila duhet me shkue në Parlamentin e Kosovës do të duhet që ata m’u përball ose m’u përfshi të gjithë deputetët bashkë edhe Listën Serbe.

Edhe mbrenda partneritetit të tyne, nuk i kuptoj se si kanë me qeverisë me Kosovën në nji qeverisje ku ma shumë ka liderë se ministra”, tha Selimi.

 

Shperndaje në: