Ky asht reagimi i Mali të Zi, mbas vendimit të Haradinajt!

Kryetari i Komisionit malazez për shënimin e kufinit, Milan Paunovic, në nji prononcim për TVCG, ka thanë se shpreson që situata në lidhje me kufinin Kosovë-Mali i Zi ka m’u zgjidh simbas marrëveshjes tashma të arritun ndërmjet dy palëve.

Tue komentue shkarkimin e Murat Mehës dhe Komisionit që ka arritë marrëveshjen, zyrtari malazez ka thanë se Podgorica nuk asht njoftue zyrtarisht për asgja.

Por, ky zyrtar nuk ka dhanë sinjale se vendi i tij ka me lëvizë, tue kërkue nga pala kosovare ratifikimin e marrëveshjes.

“ Paralajmërimet e mediave se Kryeministri i Kosovës ka paralajmërue formimin e komisionit të ri nuk duhet m’u komentue, sepse Mali i Zi nuk asht njoftue zyrtarisht”, ka thanë Paunovic për televizionin publik të Malit të Zi.

Ai ka theksue se asht i bindun që në Kosovë do të gjendet nji marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, mbasi bahet fjalë për çashtje të mbrendshme të Kosovës.

 

Shperndaje në: