Kjo asht rezoluta e AAK’s për Ramush Haradinajn

lekaj-roll

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thanë se rezoluta e propozueme nga ky subjekt partiak për miratim në Kuvendin e Kosovës, kërkon lirimin e menjihershëm të liderit Ramush Haradinaj dhe ndërpremjen e bisedimeve me Serbinë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Lekaj i ka radhitë pikat e propozueme të rezolutës, për të cilat ka thanë se ende nuk janë harmonizue me Kuvendin, por se ka vetëm nji pikë për të cilën AAK’ja nuk pranon negociim dhe nuk hek dorë.

“Rezoluta kërkon lirimin pa kushte të Haradinajt me ndodhë sa ma shpejtë dhe të kosndierohet si detyrë primare shtetnore, qeveria e Kosovës të kërkojë me ngulm përfshimjen e BE’s dhe të Federica Mogherinit, Të ndërprehen bisedimet me Serbinë, deri në anulimin e të gjitha fletarresteve për ish-pjesëtarët e UÇK’s. Kjo rezolutë ende nuk asht harmonizue, mirëpo ajo që asht e randësishme, asht se rezoluta nuk ka me u tërhekë dhe pika ma kryesore asht ndërpremja e bisedimeve me Serbinë, madje këtë pikë nuk e negociojmë dhe nuk e largojmë”, ka thanë Lekaj.