Kjo asht Rezoluta për Thaçin e cila nuk kaloi n’Kuvend!

Deputeti i pamvarun Gëzim Kelmendi si iniciues i debatit ka propozue edhe rezolutën e partive opozitare,e cila nuk ka kalue në votimin e deputetëve.

Vetëm 19 deputetë kanë votue pro kësaj rezolute, 38 kanë qenë kundër, ndërsa 18 deputetë të tjerë kanë abstenue.

Rezoluta e propozueme nga opozita, e cila nuk kaloi, përmbante këto pika:

 

  • Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës
  • Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi
  • EULEX-i të deklarohet për rastin e Thaçit
  • Qeveria të ndërmarr te gjitha veprimet në raport me BE dhe Interpol që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit.