Kjo asht rritja ma e madhe e çmimit të naftës

naftacmimi

Të dhanat e publikueme nga Instituti Amerikan për Naftë treguen për ulje të papritun të rezervave amerikane të naftës së papërpunueme që rezultoi me rritje të çmimit.

Çmimi i ri i naftës së papërpunuem ka arritë në 46.84 dollarë për fuçi që njiherësh shenon çmimin ma të naltë të regjistruem gjatë këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i naftës prej 46.51 dollarë me nji rritje prej 2.04 për qind n’ora 13:44 të Merkurën, erdhi si rezultat i prodhimit të naltë nga shtetet anëtare të OPEC’ut dhe ato që nuk janë anëtare të kësaj organizate.