Kjo asht selia e përkohshme e Gjykatës Speciale

Kjo asht ish-selia e Europolit, që simbas vendimit të Qeverisë holandeze të datës 15 Kallnor 2016, ka me shërbye si seli e Gjykatës Speciale të Kosovës të zhvendosun në Hagë.

E derisa me 4 Fror, Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga ratifikoi Marrëveshjen e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretnisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosun në Holandë, ky shtet caktoi selinë e përkoshme të Gjykatës Speciale.

Simbas njoftimit të datës 24 Fror 2016, Qeveria holandeze ka caktue këtë lokacion të ri, për seli të përkohshme të Gjykatës Speciale.

Ndërtesa i përket Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe ka nji sipërfaqe prej 13246 m2.

E ndërkohë sot, përmes nji njoftimi zyrtar, Presidentja e Republikës ka deklarue ratifikimin e marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosun në Holandë”, të nënshkrueme me 15 Fror 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranueme nga Zyra e Presidentes me 23 Fror.
Simbas njoftimit zyrtar, Presidentja e ka ratifikue marrëveshjen në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve, të parapame në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

Presidentja thekson se me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit me 4 Fror 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosun në Holandë” – Republika e Kosovës i përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.