Kjo asht shifra e armëve të konfiskueme në Kosovë

Policia e Kosovës dha shifrat e armëve të konfiskueme gjatë tre vjetëve të fundit. Policia e Kosovës në periudhën Kallnor-Shtator 2016 ka konfiskue nji sasi armësh ilegale për të parandalue vrasjet dhe të shtanat.

Kallxo.com u interesue për shifrat e armëve të konfiskueme mbas nji sërë vrasjesh që ndodhën sidomos gjatë Gushtit, por edhe për shkak të të shtanave gjatë verës nëpër ahengje.

Simbas zadhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, forcat e rendit në periudhën Kallnor-Shtator 2016 konfiskuen 845 armë.

Në krahasim me armët e konfiskueme gjatë tanë vitit të kaluem, nga Kallnori deri në Shtator të këtij viti janë sekuestrue 335 armë ma pak.

Vjet simbas policisë u konfiskuen 1180 armë.

Shifra e llojeve të ndryshme të municionit të konfiskuem gjatë 9 muejve të parë të këtij viti ka mbërri në 10,500 copë.

Por, në krahasim me armët dhe municionet ilegale të kapuna në vitin 2014, vjet u shënue ranie e zbulimit të tyne.

Simbas shënimeve të policisë, në vitin 2014 u konfiskuen 1318 armë, 138 ma shumë se vitin e kaluem.

Në 2014 edhe sasia e municionit të konfiskuem ishte ma e madhe se vjet.

Para dy vjetësh policia arriti të konfiskojë 37211 copë municione, ose 13092 ma shumë se në 2015’tën..