Kjo asht shifra e të punësuemve nga Ballkani në Gjermani

40.000 mijë persona nga Ballkani kanë gjet punë në Gjermani.

Simbas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” kjo asht mundësue falë konsulentëve gjermanë në Shqpni, Kosovë dhe Serbi të cilët kanë ndihmue në gjetjen e vendeve të punës për shtetasit e Ballkanit, nji formë e re kjo për me udhëtue nga rajoni si refugjatë.

“Dy agjenci shtenrore, Shoqnia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencia Federale e Punës, BA nisen bashkëpunimin për me tregue rrugë e ligjshme për ardhjen e njerëzve nga Ballkani”,-pohon e përditshmja tue citue zyrtaret gjerman.

Agjencia e Punës thotë, se nevoja për punëtor ekziston. Ne rast se ata regjistrohen në nji agjenci dhe ajo gjen punë, atëherë aplikuesit marrin leje pune me mundësinë e shtymjes.

Simbas Agjencisë Federale nuk bahet fjalë vetëm për vende te lira pune në Gjermani, por edhe për m’u kallxue qytetareve te Ballkanit se rruga e azilit jo vetëm kushton, por në fund nuk ja vlen, sepse nuk ka shanse për azil. /Tch/