Kjo asht shokuese, baba e len shtatzanë çikën e vete!

Nji person asht shpall në kërkim mbasi akuzohet se ka abuzue seksualisht me vajzën e tij, madje e ka lanë edhe shtatzanë.

Bahet fjalë për 41-vjeçarin me iniciale V.Ç, me banim në Vlorë, ndaj të cilit e bija 17-vjeçare bani kallëzim nji ditë më parë, e shoqnueme nga tezja e saj.

41-vjeçari dyshohet se ka abuzue seksualisht me vajzën muej ma parë.

Nana e vajzës tha për mediat se më pas, e bija rezultoi shtatzanë.

“Mbasi shkuem në spital, fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën me abortue kur fetusi ishte rreth 21-javësh“, shtoi nana.

Mbas abortit, vajza ka shfaq probleme shëndetësore, vijoi ajo, dhe asht në gjendje të rëndueme psikologjike.