Kjo asht shqetësuese: 12 vjeçarët përdorues të drogës!

Në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike.

Rreth 5 mijë nga ta konsiderohet se janë përdorues aktivë, thotë Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Këtë e ka verifikue së voni edhe nji hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Por, ajo që mbetet shqetësuese, simbas autoriteteve që merren me këtë problematikë, asht se mosha e përdoruesve të substancave narkotike, çdo vit po bjen.
Simbas hulumtimeve, thuhet se tashma në Kosovë, janë 12-vjeçaret ata që përdorin substancë narkotike, kryesisht të llojit marihuanë.