Kjo asht shuma e pareve që diaspora i bjen në Kosovë

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka thanë se remitencat e diasporës mbrenda vitit në Kosovë kapin shifrat 650-670 milionë euro.

Ai këto komente i bani gjatë konferencës së mbajtun sot me temën “Nxitja dhe promovimi i investimeve të Diaspora në Kosovës”.

Murati ka theksue se mossundimi i ligjit, energjia elektrike, mosaftësimi profesional, janë disa nga problemet për investuesit nga diaspora.

Ai bani thirrje që çdo qeveri me i pasë për prioritet investuesit nga diaspora, mbasi që ata luejnë rol të madh në investime direkte në industri, tregti dhe bujqësi.