Kjo asht shuma e pareve që janë vjedhë sot në Raiffeisen Bank, kështu doket hajni

Sot në orët e mbasditës asht plaçkitë dega e Raiffeisen Bankës afër Bulevardit “Bill Clinton”. Indeksonline ka mësue vlerën e pareve që janë vjedhë në këtë plaçkitje.

Simbas informacioneve të para, shuma e vjedhjes asht mbi 30 mijë euro.

Po ashtu, asht mësue edhe përshkrimi se qysh dokej hajni gjatë vjedhjes. Ai kishte veshë pantolla me xhepa, duks të bardhë me kapuç, jakne të zezë, ndërsa ishte futë me allti në dorë.

Organet e rendit bajnë thirrje që krejt ata që kanë pa ose që kanë informacione lidhun me këtë vjedhje me lajmërue policinë.