Kjo asht shuma që “Infrakos” po kërkon nga Qeveria

Ndërmarrja publike për menaxhimin e hekurudhave “Infrakos”, kërkon edhe 1.8 milion euro në vit, që me mujt me operue.

Kryeshefi i “Infrakosit”, Agron Thaçi, ka thanë për Ekonomia Online se Qeveria e Kosovës në bazë të Ligjit për Hekurudhat asht e obligueme që me ja mbulue ndërmarrjes pagesat që lindin nga kostot direkte.

Vetëm 600 mijë euro i janë alokue kësaj ndërmarrje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE).

Mjetet e ndame nga kjo ministri nuk po i përmbushin nevojat e ndërmarrjes që menaxhon hekurudhat e Kosovës.

Simbas Thaçit, Qeveria jo që nuk i ka pague obligimet për pesë vitet e fundit, por ajo edhe çdo vit ka shkurtue buxhetin për ta.

“Qeveria e Kosovës nuk i ka krye obligimet e veta. Qeveria na detyrohet 1.8 milion euro në vit që i bjen që në këto pesë vite nuk i ka krye obligimet, i ka krye shumë pak obligime dhe sidomos në këto dy vitet e fundit 2016 dhe 2017. Këto dy vite kanë qenë vite shumë të randa për neve, sepse Qeveria, respektivisht ministritë e linjave, jo që nuk i kanë krye obligimet ligjore, por edhe kanë shkurtue ma tutje buxhetin”.