Kjo asht shuma që ka mbledhë për sivjet Dogana!

Dogana e Kosovës, deri tash ka arritë që arkën shtetnore me mbushë me 858.2 milionë euro.

Zadhanësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka ba me dije se deri tash Dogana ka mbledh 858.2 milionë euro.

“Në krahasim me vitin e kaluem ka rritje për 95.7 milionë mbasi që nga viti i kaluem patëm 762.3 milionë”, ka thanë ai, për Rtklive.

Stavileci, ka ba me dije se importi me i madh asht nga vendet e CEFTA’s , vendet e rajoni si dhe nga Azia dhe shtetet  e Bashkimit Europian.

 

Dogana e Kosovës, ka nji kohë që asht pa drejtor, mbasi që ish drejtori Lulzim Rafuna, ka përfundue mandatin .

Me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa javë ma parë asht emnue si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës Fahri Gashi.

Gashi ka me mbajtë këtë pozitë deri në përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm simbas Kodit Doganor.