Kjo asht shuma që ka nda Qeveria për bursa në SHBA

Qeveria e Kosovës ka aprovue sot kërkesën e Ministrisë së Arsimit për ndamjen e mjeteve financiare prej 300 mijë eurosh për mbështetjen e programit Fullbgiht, në kuadër të të cilit kanë me u nda bursa për studentët kosovarë për në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Mjetet e këtij vendimi kanë me u nda nga Ministria e Arsimit, ndërkaq me procesin e rishikimit të buxhetit vendimi parasheh që pesë ministri të tjera me i kursye nga 50 mijë euro nga kategoria Mallna dhe Shërbime dhe të njajtat me u transferue në Ministrinë e Arsimit, transmeton lajmi.net

“Projekti parasheh që na me gjetë edhe donatorë të tjerë dhe së shpejti kemi me i nisë takimet me përfaqësuesit e Qeverisë amerikane, të cilët kanë me kontribue me fonde. Synimi jonë asht që me krijue fond prej 1 milion eurosh”, ka deklarue ministri Arsim Bajrami.

vendimi

vendimi-2