Kjo asht shuma që Qeveria e Kosovës ka nda për të prekunit nga vërshimet në Maqedoni

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtun sot, ka marrë vendim për ndamjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50 mijë euro për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditë nga vërshimet me datë 6 dhe 7 Gusht.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se, Republika e Maqedonisë asht goditë nga vërshime të mëdha, ku kanë pësue edhe pjesë të lokaliteteve të banueme me shqiptarë.

“Në shejë solidarizimi dhe në frymën e fqijësisë  së mirë, Kosova duhet me ndjek shembullin e mirë në Rajon dhe të ndajë mjete prej 50 mijë euro”, tha ai.