Kjo asht thirrja e Bahtirit drejtue qytetarëve për protestën e paralajmërueme kundër shtatores së Car Llazarit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, apelon te qytetarët e Mitrovicës që mos me marrë pjesë në nji protestë të paralajmërueme për të Diellen, përmes rrjeteve sociale.

“Kam kontaktue me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kur të gjithë më janë bashkue në thirrjen time për mos me marrë pjesë në këtë protestë, e cila mundet me destabilizue qytetin. Kësaj thirrje nuk i asht përgjigjë shefi i grupit parlamentar të PDK’s i cili nuk e ka hapë telefonin”, thotë Bahtiri për veriu.info.

I pari i Mitrovicës shpreh bindjen se këto, të ashtuquejtuna protesta, që po thirren përmes rrjeteve sociale, paraqesin rrezik dhe krijojnë konfuzion tek qytetarët e Mitrovicës.

“Thirrjet e protestave, pa ditun se nga kush po bahen, munden me pasë prapavija të dyshimta. Unë jam kundër shumë gjanave që po ndodhin në Veri, por kundërshtimi i tyne duhet me u ba në tavolinë, për momentin”, theksoi Bahtiri.