Kjo asht thirrja e Guvernatorit për 20 milionë banorët e Florida’s

Guvernatori i Floridës, Rik Skot u ka ba thirrje 20 milionë banorëve të Floridës që të jenë të gatshëm m’u evakuue, ndërsa qytetarëve që gjenden përgjatë bregut të Gjinit të Floridës, u kërkoi evakuim emergjent, mbasi lëvizja e uraganit Irma u zhvendos shpejt drejt perëndimit.

“Nuk do t’i mbijetosh goditjes. Asht koha për me ikë”, tha Skoti në Li Kaunti, në jugperëndim të Floridës.

Irma nga uragani i kategorisë 5, ka ra në stuhinë e kategorisë 4, por që fuqia shkatërruese e tij vazhdon me qenë e madhe.

Efektet e Irmas u ndjenë në veri të Kubës dhe në Bahama të Premten dhe pritet me mbërrijë në Miami të Diellën, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve.

 

Shperndaje në: