Kjo asht thirrja e tmerrshme e radhës e ISIS

ISIS ban thirrje për sulme të rastësishme me thika në rrugica, pyje, pllazhe apo “Lagje te Qeta:.

Nji revistë e re e lëshueme nga Shteti Islamik i këshillon xhihadistët individualë për të marrë përsipër që me shkaktue trazina tue perdorë thikat, shkruen PJMedia, transmeton Rrokum.TV.

Al-Hayat Media Center e  ISIS ka lëshue numrin e dytë të revistës në gjuhët angleze, turke, gjermane, franceze, indonesiane, ruse, arabe dhe ujgur.

Në numrin e ri shkruhet nji artikull mbi taktikat terroriste që siguron xhihadistët se “nuk ka nevojë me qenë nji ekspert ushtarak apo i arteve marciale, apo edhe të zotnojnë nji armë apo pushkë, në mënyrë për me krye nji masakër apo të vrasin dhe plagosin disa mosbesimtarë”, shkruhet në këtë revistë.