Kjo asht thirrja qe ju ban shefi i UNDP’s kosovarëve!

Shefi i UNDP’s për Kosovë, Andrew Russell, numëron ngecjet e Kosovës dhe besimin e humbun të qytetarëve në mënyrën sesi shpenzohet paraja publike dhe si funkcionon prokurimi publik.

Ai në  nji  intervistë  për Zeri, thotë se mungon transparenca dhe se Qeveria nuk po merret sa duhet me papunësinë.
Papunësia, mungesa e rritjes ekonomike e varfnia thellohen nga korrupcioni, dhe me këto probleme duhet të ballafaqoheni dhe jo të strukeni larg tyne.

Ndërsa me politikë të drejtë publike, transparencë dhe zbatim të ligjit, atëherë do të vërehen ndryshimet.

Kështu vjen edhe nji kritikë nga ndërkombëtari në krye të agjencisë së OKB’s në Kosovë, UNDP, Andrew Russell.