Kjo asht vepra e madhe e Skender Hysenit!

Deputetja e LDK’s, Alma Lama në pyetjen parlamentare të saj ka pyet ministrin e Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni se sa asht zbatue ligji që parandalon pjesëmarrjen e qytetarëve në luftat e hueja.

Me këtë rast, ministri Hyseni ka theksue se me gjuhën e numrave mbrenda periudhës 1-vjeçare që ka ba ligji që ka hye në fuqi janë ngrit 33 kallëzime penale.

“Ligji ka prodhue konsekuenca shumë pozitive sepse po e përmbyllim pothuej muejin e 10 ku nuk asht shkue asnji qytetar nga Kosova për në luftat e hueja.

Tue përjashtue kështu edhe dy tentime që i ka parandalue Policia në muejin Nandor dhe Dhetor”, ka thanë Hyseni.