Kjo asht zavendësministrja milionere

Ish-zavendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi-Zogaj, në formularin e deklarimit të pasunisë, të cilin e ka ba publik Agjencia e Kosovës Kundër Korrupcionit, ka deklarue të hyra vjetore 1 milion e 470 mijë e 607 euro.

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK’ja, ka deklarue pasuninë e paluajtshme që kap vlerën prej 1 milionë e 440 mijë euro.

Gashi-Zogaj ka deklarue shtëpinë dhe banesën e përbashkët, trashëgimi nga vjehrritë e saj, në vlerë prej 1 milion e 100 mijë euro. Nga kjo vlerë, ajo ka deklarue shtëpinë në vlerë prej 1 milion euro, që asht e përbashkët.

Ajo ka deklarue nji lokal 100 mijë euro, që asht trashëgim po ashtu nga vjehrritë, si dhe nji lokal trashëgim nga baba i saj në vlerë 100 mijë euro.

Simbas këtij deklarimi, ajo ka nën pronësi tokë prej 140 mijë euro.

Po ashtu, Gashi-Zogaj ka deklarue pare të gatshme në llogari të fëmive 4 mijë e 700 euro, si dhe ka deklarue 25 mijë e 907 euro pare të gatshme në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit.

Formularin e pasunisë së Besa Gashi-Zogaj mundeni me gjetë KËTU.