Kjo çka i ka ndodh Vjosës asht e pazakontë (foto)

vjosaosmani

Diçka e pazakontë i ka ndodh kandidates për deputete të LDK’s, Vjosa Osmani.

Dikush, në emën të saj ka hapë nji faqe në Facebook dhe ka ba thirrje për protestë para zyrës së LDK’s.

Tue ju referue Vjosës si kryetare e re e kësaj partie, protesta asht paralajmërue me ndodhë të Shtunën.

Kjo gja e ka irritue keq femnën ma të votueme të LDK’s.

Nëpërmjet nji statusi në Facebook, Vjosa Osmani ka sqarue gjithçka, se kjo faqe asht e rreme dhe se emni i saj po keqpërdoret aty.

 

Ky asht statusi i plotë i Osmanit:

Njoftim

Nje faqe e paautorizuar eshte hapur nga keqperdorues me emrin “‘Vjosa Osmani ‘Kryetare e LDK'” e cila po bene thirrje per protesta para zyres se LDK-se. Ju njoftoj se kjo faqe as nuk mirembahet nga une dhe po e keqperdore emrin tim. Ju ftoj ta raportoni kete faqe per shkak te keqperdorimit te emrit tim dhe i ftoj anetaret e LDK-se qe mos te bien pre e keqperdorimeve te tilla. E vetmja faqe zyrtare ku postimet autorizohen nga une eshte kjo.

Ndërsa kjo asht faqja për të cilën ajo ka reague: