Kjo çka i thotë Berisha i AAK’s ambasadores turke ka me ju befasue!

Anton Berisha nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës e ka denue sulmin ndaj konsullatës turke në qytetin e Prizrenit.

Por ai asht shpreh se shteti i Turqisë por edhe vet ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, nuk duhet me pa Kosovën si pjesë të saj.

 

 

 

Ky asht postimi i plotë:

 

“Ambasadorja turke dënon sulmin ndaj konsullatës në Prizren:
JEMI VËLLEZËR!”

KOMENT:

Edhe une i bashkangjitem ambasadores turke në dënimin e sulmit ndaj konsulatës turke në Prizren. Megjithatë, edhe në këtë rast, me konstatimin e saj se: “jemi dy shtete mike dhe vëllezër” ajo në fakt vazhdon ta trajtoj kombin shqiptarë imponueshëm si vëlla me popullin turk dhe në këtë mënyrë edhe të tejkaloj kompetencat e saj si ambasadore e akredituar.

Në fakt, ata që u thirren këto ditë në Konventës e Vjenës, dhe që me të drejtë konstatuan se konsulata turke është eksterritor që rrjedhimisht sulmi prek pjesën integrale të sovranitetit të shtetit, përkatësisht turk; duhet të kenë parasysh se politika aktuale turke dhe vetë ambasadorja e akredituar, në vazhdimësi janë duke e atakuar sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe vet identitetin e shqiptarëve me referencat komb pjesë e kombit turk, dhe thirrja në Konventën e Vjenës do të nënkuptonte masa ndaj vet ambasadores.
Me gjithë respektin njerëzor, si shqiptar, unë nuk e kam motër ambasadoren Kivilcim Kiliç!