Kjo çka i thotë Veseli -VV’s ka me ju befasue!

Seanca e sotshme plenare filloi me polemikat mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe shefit të Grupit Parlamentar nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ku ky i fundit kërkoi me çdo kusht me marrë fjalën.
“Qysh ja keni nis me marrë me stupc, kështu nuk shkon”, ka thanë Veseli tue ju drejtue Konjufcës.

Ndërsa në fjalën e tij, Konjufca ka kërkue drejtësi për aktivistin Astrit Dehari.

“ Ka humbë jetën nji aktivist politik, ai nuk kthehet ma vdiq në burg por asht e pa precedent që asnji njeri të mos ndjej aq përgjegjësi sa me dhanë dorëheqje. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, ka thanë ai.

Veseli mbas fjalës së deputetit të VV’s, persëri u asht drejtue deputetëve tue ju thanë që deri tash nuk asht ndjek asnji procedurë për mbajtjen e nji seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Ai ka thanë se edhe peticioni i dorëzuem në Kuvend, i asht drejtue Komisionit për Peticione e jo Kryesisë së Kuvendit.

Veseli ka thanë se do të duhej të hetoheshin edhe njerëzit që kanë nxitë vrasjen apo vetëvrasjen e tij.