Kjo çka ka ba Policia e Kosovës, asht fantastike

policekosovo

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut prej dje kanë fillue fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përveç shërbimeve aktive policore për qytetarët e vendit, çdo ditë e ma tepër janë të gatshëm të japin kontributin e tyne edhe në forma të tjera, siç asht edhe dhurimi vullnetar i gjakut.

Fushata për dhurimin vullnetar të gjakut ka me vazhdue edhe sot në Kampin Vrella, te pjesëtarët e Njisive Speciale të PK, si dhe nëpër stacione dhe njisi tjera policore.