Kjo çka ka ba Putin për Aleppon ka me ju befasue!

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e konsideron të përshtatshme aktualisht me rifillue sulmet ajrore në Aleppo ashtu sikurse kërkon Shtabi i Përgjithshëm rus, dhe e gjykon të nevojshme zgjatjen e pauzës humanitare në këtë qytet sirian, njoftoi sot Kremlini.

“Megjithatë, nëse nevojitet, për me i dhanë fund veprimeve provokuese të grupeve terroriste, Rusia ruen të drejtën për me përdor çdo mënyrë që ka në dispozicion për të mbështetë forcat e armatosuna siriane”, shtoi para medias zadhanësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, transmeton atsh.

Kjo deklaratë vjen nji orë mbas deklaratës surprizë të ushtrisë ruse për nevojën, simbas saj, të rifillimit të bombardimeve ajrore në Aleppo, përballë ofensivës së rebelëve të fillueme sot dhe mbas nji pauze dhetë ditore.