Kjo çka ka ndodh në parlamentin shqiptar ka me ju shokue! (video)

Deputeti Edi Paloka gjatë senacës kuvendore që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipnisë, e ka shtye tue e largue nga foltorja e Kuvendit, Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tue i thane: “largohu o hajdut!”.

Sherri duket se vjen edhe për pasojë të video-përgjimit të nji dite ma heret, ku Beqaj ishte regjistrue nga nji i punësuem i tij, derisa ministri e largonte ate nga puna, tue i thanë: “suksese në jetë.”

Gjatë përplasjes mes deputetit të PD’s Paloka dhe ministrit Beqaj, ka ndërhye garda, e cila ka ndalue përkeqësimin e situatës në seancën plenare.

Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj vendosi me ndërpre për pak minuta seancën.