Kjo çka ka zbulue policia e Kosovës në Leposavic ka me ju shokue! (foto)

Zyrtarët policorë të stacionit policor në Leposavic, në bashkëpunim me hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës, Mitrovicë -Veri, mbas nji kohe të gjatë të punës operative në terren, në fshatin Banovice, komunë e Leposavic’it, kanë zbulue fabrikën në të cilën dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme bahej përpunimi, prodhimi dhe distribuimi i pijeve alkoolike të fallsifikueme.

Gjatë analizave dhe përpunimit prej të dhanave operative, bazue n’autorizimet përkatëse nga Prokurori i shtetit, Policia e Kosovës, ka realizue bastisjen e tri lokacioneve të ndryshme në kuadër të komunës së Leposavic’it: nji në fshatin Banovice ku asht identifikue laboratori dhe dy të tjera bastisje në Leshak të Leposavic’it, ku asht identifikue nji depo dhe bastisja e nji hapësine banesore, ku janë gjet dhe sekuestrue material i provave të cilat kanë me u përdor për ndërmarrjen e veprimeve të matutjeshme ligjore.

Në vendngjarje Policia ka identifikue:

–          pajisjet ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike

–          ambalazhe për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike

–          nji sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike

–          kapak për mbyllje të shisheve, si dhe

–          ambalazhe për paketimin dhe distribuimin e matejmë.

Lidhun me rastin e regjistruem, Policia e Kosovës ka identifikue dhe ka arrestue nji person, si të dyshuem lidhun me veprimtari kriminale simbas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të damshëm ushqimorë” dhe nenit 306 “prodhimi i ndaluem”.

Krejt veprimet e matejme hetimore lidhun me sekuestrimin dhe procedimin e provave të mbledhuna kanë me u zhvillue nga hetuesit e njisisë përkatëse të hetuesve rajonalë të Drejtorisë së Policisë të Mitrovicës veri, në konsultim me prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

 

2-policia

 

3-policiaa