Kjo çka po kerkon kjo kompani gjermane ka me ju befasue!

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka ba të ditun se ka anulue 850 fluturime për distanca të shkurtra dhe të mesme, tue ndikue te planet e udhëtimit të 100 mijë udhëtarëve, mbasi nji grevë e pilotëve hyni në ditën e tretë.

Greva asht në kuadrin e nji mosmarrëveshjeje për rrogat dhe asht e 14’ta që nga viti 2014.

Sindikata e ka njoftue grevën ditë mbas dite dhe ka thanë se ka me vazhdue të paktën deri të Shtunën.

Fluturimet në distanca të gjata vazhduen sot, por nesër mund të ketë pezullime mes tyne.

Sindikata po kerkon rritje rrogash mbasvepruese prej 3.66 për qind në vit, për pesë vitet e gjysë të kalueme, nji kërkesë që Lufthansa thotë se asht e pamundun me u plotësue, mbasi përballet me konkurrencë të naltë nga linjat ajrore të gjinit dhe ato europiane me çmime t’ulëta.