Kjo çka po ndodh në Thailand, ka me ju lanë pa mend- 1 vjet zi për mbretin!

Tajlandezët po mbajnë zi për vdekjen e mbretit 88-vjeçar Bhumibol Adulyadej, i cili ndërroi jetë dje mbas nji sëmundje të gjatë.

“Asht humbja ma e madhe në historinë e kombit”, tha kryeministri Prayuth Chan-ocha, i cili thirri dje asamblenë legjislative kombëtare, parlamenti i emnuem nga junta ushtarake.

Në nisje të mbledhjes u mbajtën 9 minuta heshtje (9 konsiderohet numër mbarësi).

Megjithatë, ndryshe nga sa pritej, princi Vajiralonkorn nuk ka marrë fronin, por e ka shty kunorëzimin deri në fund të ceremonisë mortore.

Tajlandezët kanë me mbajtë nji vit zi.

Në muejin e parë të zisë kanë me u pezullue krejt festimet zyrtare.

“Qeveria inkurajon krejt tajlandezët të veshen me rroba të zeza për nji periudhë 1-vjeçare, ndërsa krejt zyrat shtetnore do të mbajnë flamurin në gjys-shtizë për 30 ditë”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Gazetat, televizionet dhe faqet e internetit janë krejt bardhë e zi.

Edhe faqet ndërkombëtare që kanë qasje nëpërmjet IP’ve tajlandeze, si “Google”, BBC, CNN etj janë bardhë e zi.

Qeveria ka vënë në dispozicion nji numër falas, nëpërmjet të cilit u jepet mbështetje qytetarëve që nuk munden me përballue dhimbjen.

Bhumibol Adulyadej ishte mbreti ma jetëgjatë në fron në historinë e njerëzimit.

I cilësuem si gjysperëndi në vendin e tij, ai ja ka dedikue jetën e tij zhvillimit të vendit.

Tashma 67 milionë tajlandezë presin kunorëzimin e mbretit të ri, por të shumtë janë ata që mendojnë se ai nuk do të ecë në gjurmët e babës.