Kjo çka shkruen gazeta gjermane ka me ‘tronditë’ Erdoganin

Në nji artikull të publikuem sot nga gazeta gjermane “Die Welt”, deputeti gjerman, Roderich Kiesewetter, ban thirrje që të vendosen sanksione ndaj familjes së Recep Tayyip Erdoganit.

Kiesewetter ka thanë se “duhet të vendosen sanksione të drejtpërdrejta kundër familjes së Erdogan”.

“Për shembull, unë e shoh që asht lirue shumë fuqia e jashtme e fisit të Erdoganit”, ka thanë anëtari i partisë gjermane CDU.

Kiesewetter, i cili asht ekspert i politikës së jashtme, ka thanë se BE vendosi sanksione ndaj oligarkëve rusë, por nuk po ban asgja për me ndalue pushtetin e familjes së Preisdentit të Turqisë, shkruen ‘Die Welt.

E përpos deklaratave të deputetit gjerman, ‘Die Welt’ e thekson në artikull se familja e Erdogan asht pasunue shumë në Ballkan, e sidomos në Kosovë.

“Familja e Presidentit Erdogan asht pasunue shumë në Ballkan, ndër të tjera në furnizimin me energji elektrike të Kosovës”, shkruen ‘Die Welt’ në artikullin e publikuem sot.

Erdogan, javën e kaluem u bani thirrje turqve që jetojnë në Gjermani që të mos e votojnë kancelaren gjermane Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen muejin e ardhshëm.