Kjo çka thotë ambasadori britanik për korrupcionin ka me ju befasue!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thanë se Kosova nuk mundet me u shemb për shkak të apetiteve të disa njerëzve të korruptuem.

Ai tue folë në tyezën e “Institutit të Kosovës për Drejtësi” ka lëshue kritika të ashpra në drejtim të prokurorëve që nuk janë efektiv për me luftue korrupcionin.

“Na kemi të njajtin interes që mos ta lamë Kosovën të shembet për shkak të apetiteve të njerëzve të korruptuem. Tash të themi troç rezultatet konkrete mungojnë. Qytetarët e Kosovës janë tanësisht të pakënaqun me sundimin e ligjit, ashtu siç e dinë të gjithë, luftimi i korrupcionit asht njani nga kriteret e mbetuna në rrugën drejt BE’s”, ka thanë O’Connell, raporton Lajmi.net.

Ai ka thanë se tash asht koha që prokurorët me guxue që të ngritin aktakuza edhe për profile të nalta.