Kjo çka thotë Avni Arifi i AAK’s ka me ju befasue!

Qeveria aktuale e vendit asht e “kalbun” dhe riformatimi i saj do të ishte i pakuptimtë, ka vlerësue anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, njiherësh shef i degës së AAK’s në Prishtinë, Avni Arifi.

“Asht e pakuptueshme dhe tanësisht jo racionale të ketë riformatim të kësaj Qeverie përderisa Kryeministër mbetet Isa Mustafa”, ka shkrue Arifi në Facebook.

“Asnji ministër apo zavendësministër nuk ka qenë ma i dobët se Isa. Pa keqkuptim, asnji ministër nuk ka pas ndonji përformancë për të mbajt në mend por nëse ky Kryeministër i thotë nji ministri shko sepse ke përformancë të dobët asht për tallje”, ka shtue Arifi.

“Edhe njiqind “riformatizime” le të bahen por kjo qeveri kurrë nuk nuk me arritë as minimumin e përformancës optimale. Asht “kalb” në kokë”, ka shkrue ai.