Kjo çka thotë drejtoresha e Gjinekologjisë për martesën ka me ju shokue!

Myrvete Paçarada, drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë, njiherësh udhëheqëse e Komsionit për Frytnimin e Asistuem Mjekësor (KFAM) ka tregue për Zëri detaje që ndërlidhen me raportin për frytnimin e asistuem mjekësor.

Ajo ka folë edhe për dyshimet që ka KFAM për shitblemjen e spermës dhe qelizave vezë nga ana e spitaleve private që merren me fertilizimin artificial.

Nji fakt tjetër shqetësues që simbas saj e ka vërejt KFAM gjatë monitorimit asht përcaktimi i gjinisë.

Kjo, thotë Paçarada shkakton disbalancë gjinore, derisa moskontrollimi i donatorit të spermës dhe qelizave pos rrezikut të bartjes së sëmundjeve, simbas saj, mbas 20 vitesh mundet me çue në martesa mes vllaut e motrës.

“Na gjatë monitorimit dhe vizitave që kemi ba në qendrat e licencueme kemi kërkue komplet dokumentacionin lidhun me atë se cilat janë rastet që lejohen, e cilat nuk lejohen. Kush janë donatorët, prej ku merret materiali?! T’ju them të drejtën të dhënat nga institucionet janë të mangëta. Së pari, vërejtja jonë ka qenë se çka asht embriolog ?! Na në Kosovë nuk kemi degë të embriologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Por, me disa trajtime dhe me gjana që as vetë ata nuk e kishin të qartë. Këtë përgjigje duhet me dhanë Ministria e Arsimit në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ekziston nji rrezik real që donatori të mos kontrollohet. Ndonëse me ligj asht shumë mirë e rregullueme që donatori nuk paguhet përveç mëditjeve të ushqimit.

Por, shtrohet pyetja pse nji njeri vjen prej nji qendre në qendrën tjetër me u ba donator.

Çka e detyron atë me i la punët e veta e të vijë si donator? A jemi aq human na apo ekziston edhe diçka tjetër mbrapa asaj?!”, tha ajo. Zëri